Manchester City po kalon një nga momentet më të vështira të viteve të fundit. Pas eliminimit nga Champions League ndaj Real Madridit, skuadra e Guardiolës ka humbur terren në Premier League ndaj Arsenalit, duke lënë dyshime për përfundimin e sezonit.
Në këtë situatë, shfaqet figura e Bernardo Silvës, një nga shtyllat e City vitet e fundit. Portugezi, 31 vjeç, po kërkon një sfidë të re pas një karriere të suksesshme në Angli. Kontrata e tij skadon në qershor dhe gjithçka tregon se nuk do të vazhdojë në “Etihad”.
Në këtë kuadër, Juventusi është shumë e interesuar për të. Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi bardhezi e sheh Silvën si element kyç për të nisur një cikël fitues. Oferta përfshin një kontratë 3-vjeçare me opsion për një të katërt, duke reflektuar rëndësinë e tij në projekt.
Bernardo Silva, fitues i 24 trofeve, përfshirë Premier League dhe Champions, po shqyrton interesin italian, por nuk ka vendosur ende. Ai po vlerëson gjithashtu mundësi të tjera si Barcelona, Benfica, ose oferta nga tregje ekonomike të mira si Arabia Saudite dhe MLS. Luciano Spalletti e sheh Silvën si lojtar ideal për të rritur nivelin e Juventusit dhe rivalizuar për titullin sezonin e ardhshëm.










