nstalimi i sistemit të ri të ATM-së në M-NAV është me rëndësi të jashtëzakonshme për një nivel më të lartë sigurie, mbrojtjeje dhe efikasiteti në menaxhimin e trafikut ajror, theksoi mes tjerash, Zv/Kryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, gjatë një vizite në M-NAV dhe kullën e kontrollit në Shkup.
Sipas Nikollovskit instalimi i këtij sistemi, është e një rëndësie të veçantë nëse marrim në konsideratë shifrat se ka një rritje prej mbi 12% të numrit të fluturimeve mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, krahasuar me vitin 2025.
“Futja në funksion e sistemit ATM është një zgjidhje teknologjike që do të kontribuojë drejtpërdrejt në një nivel më të lartë sigurie, mbrojtjeje dhe efikasiteti në menaxhimin e trafikut ajror dhe me futjen e tij në përdorim, M-NAV do të marrë një zgjidhje krejtësisht të re. Hapësira ajrore e Maqedonisë është duke e rritur në masë të madhe numrin e realizimit të fluturimeve. Ajo që mund të them është se në vitin 2026, në gjashtë muajt e parë, kemi 173,000 avionë që fluturojnë mbi hapësirën ajrore maqedonase. Vetëm për krahasim, kjo është një rritje prej 12.2% krahasuar me vitin 2025, 23% krahasuar me vitin 2024 dhe 27% krahasuar me vitin 2023, dhe vetëm në korrik do të kemi 42,000 fluturime mbi hapësirën ajrore maqedonase”. – u shpreh Zv/Kryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.
Edhe nga M-NAV u shprehën të kënaqur me këtë investim, dhe falënderuan Qeverinë për kontributin e vazhdueshëm që po jep në zhvillimin e aeroporteve në vend.
“Vendosja në funksion të sistemit ATM, dhe me këtë nuk fitojmë vetëm teknologji, por sistem bazik, mbi të cilin ndërtohet sistemi i navigimit dhe i fluturimit. Ky sistem e lehtëson edhe punën e kontrollorëve, dhe punën e tyre të përditshme. Kjo poashtu në masë të madhe rritë edhe aspektin e sigurisë së fluturimeve tona, por edhe rritë kapacitetet tona vepruese.” – deklaroi Drejtori Ekzekutiv i Sektorit të Navigacionit Ajror, Vladimir Risteski.
Sipas Ministrit Nikollovski dhe Risteski, poashtu shumë shpejtë do të vendoset në funksion edhe radari i ri, punimet e të cilit kanë nisur vitin e kaluar.




