Nafie Selmani tregon çfarë porosie i la Zekirija Ibrahimit: Më luftuat me pushtet e unë do fitojë me drejtësinë dhe të vërtetën

Shkruan Nafie Selmani:

RIKUJTOJ:

Në ditën kur burrecët e VLEN-it, me ekzekutorin Bekim Qoku, duke shkelur çdo procedurë ligjore, kryen aktin e përjashtimit tim në mënyrën më qyqare (nuk jam rast i vetëm, ka edhe tjerë) nga një proces veçmë i përfunduar me sukses, vetëm sepse nuk isha gruaja e kryetarit të degës së partive të tyre, as jaranesha e ndonjërit prej tyre (kurrë mos qofsha) mbi të gjitha sepse e dinin se nuk mund të më dirigjonin si ato, i pata thënë eksponentit/militantit të Vlenit, atëkohë kryetar iAlternativës:

“Ju, nga pozicioni i pushtetit politik, më luftuat si një grumbull meshkujsh, me parti politike, me para tenderësh dhe me lidhje me nëntokën. Unë nuk kam asgjë nga këto. Por kam vetëm dy mekanizma në dorë: të vërtetën dhe drejtësinë. Me këto do t’i dal HAK vetes, do ta mbroj dinjitetin tim dhe do t’ju shpërfaq para opinionit ashtu siç paskeni qenë në të vërtetë. Përcillua këtë edhe partnerëve tu politikë.”

Dhe premtimin e mbajta dhe do ta mbaj për sa të jem gjallë.