Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë kompetencat e Komunës së Studeniçanit lidhur me drejtimin e Shkollës Fillore Komunale “Alija Izetbegoviq”, duke marrë vendim për emërimin e një drejtoreshe të re në këtë institucion.
Vendimi ka shkaktuar reagim nga kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Abazi, i cili e kundërshton ndërhyrjen e Ministrisë dhe pretendon se vendimi është marrë në kundërshtim me kompetencat e komunës.
Sipas Abazit, emërimi i drejtoreshës nga Ministria cenon kompetencat lokale në menaxhimin e institucioneve arsimore dhe paraqet ndërhyrje të drejtpërdrejtë në funksionimin e komunës.
Çështja pritet të hapë debat të ri mes Komunës së Studeniçanit dhe Ministrisë së Arsimit, veçanërisht për mënyrën se si është marrë vendimi dhe bazën ligjore mbi të cilën ministrja ka marrë kompetencat për emërimin e drejtueses së shkollës.




