Home / Teknologji / Meta nxitet të rrisë mbikëqyrjen e videove të rreme të IA

Meta nxitet të rrisë mbikëqyrjen e videove të rreme të IA

Në këto ditë ku lufta mes SHBA-ve dhe Iranit po vazhdon dhe po bëhet më kritike, inteligjenca atificiale po gjeneron foto dhe video të lidhura me të, të cilat publikohen lirisht në rrjete sociale. Këshilltarët e Meta, një prej gjigantëve të teknologjisë thanë se Meta se duhet të bëjë më shumë për të adresuar përhapjen e përmbajtjes së rreme të krijuar me mjete të inteligjencës artificiale në platformat e saj. Bordi Mbikëqyrës prej 21 personash ngriti shqetësimet ndërsa qortoi kompaninë për lënien online të një videoje të gjeneruar nga inteligjenca artificiale që pretendonte se tregonte dëme të mëdha në Haifa të Izraelit nga forcat iraniane.

BBC bën me dije me anë të një artikulli se bordi i bëri thirrje kompanisë të rishikojë rregullat e saj të inteligjencës artificiale, duke paralajmëruar se një rritje e videove të rreme të inteligjencës artificiale në lidhje me konfliktet ushtarake globale kishte konfuzuar audiencën për të dalluar faktin nga IA, e duke rrezikuar kështu besueshmërinë ndaj informacioneve.

Aktualisht, Meta mbështetet kryesisht te përdoruesit që të “vetëzbulojnë” kur përmbajtja që ata postojnë prodhohet nga një mjet i inteligjencës artificiale. Ndërkohë Bordi Mbikëqyrës theksoi se Meta duhet të etiketojë përmbajtjen e rreme të inteligjencës artificiale “shumë më shpesh”. Bordi gjithashtu bëri të ditur se metodat aktuale të Meta-s nuk ishin “as të fuqishme dhe as gjithëpërfshirëse sa duhet për t’u përballur me shkallën dhe shpejtësinë e përmbajtjes së gjeneruar nga inteligjenca artificiale, veçanërisht gjatë një krize ose konflikti ku ka një angazhim të shtuar në platformë”.

“Duhet një standard shumë i lartë për etiketimin e përmbajtjes së gjeneruar nga inteligjenca artificiale, veçanërisht kur tema është konflikti i armatosur”, deklaroi bordi të martën. Meta e themeloi bordin mbikëqyrës në vitin 2020 si një grup gjysmë i pavarur që ofronte mbikëqyrje të vendimeve për moderimin e përmbajtjes në të gjitha platformat e tij, të cilat përfshijnë Facebook-un, Instagram-in dhe WhatsApp-in.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *