Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi se ka zhvilluar një bisedë me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, lidhur me tensionet dhe kërcënimet për sulme ndaj termocentraleve në Iran.
Gjatë një konference për shtyp në Berlin, Merz u shpreh se i kishte paraqitur shqetësimet e tij për përshkallëzimin e mundshëm të situatës.
“Jam mirënjohës që ai tha sot se po i shtyn ato për pesë ditë të tjera dhe tani po hap gjithashtu mundësinë për kontakt të menjëhershëm dhe të drejtpërdrejtë me udhëheqjen iraniane”, tha Merz.
Deklarata sugjeron një përpjekje për të ulur tensionet dhe për të krijuar hapësirë për dialog diplomatik mes palëve.




