Mbi 1.500 njerëz humbën jetën në Iran gjatë tre javëve të para të luftës

Mbi 1500 njerëz e humbën jetën në Iran pasi që filloi lufta amerikano-izrealite kundër vendit para tre javëve, kumtoi Radio-televizioni shtetëror iranian, duke iu referuar të dhënave të Ministrisë iraniane të Shëndetësisë, lajmëroi DPA.

Sipas televizionit, mbi 200 e të vrarëve në Iran ishin të moshës nën 18 vjeç. Edhe 21.000 persona janë të lënduar. Rreth 220 qendra mjekësore janë evakuuar, ndërsa 21 punonjës shëndetësorë e humbën jetën, theksoi Televizioni iranian në X.

Numrat janë publikuar pasi që ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac deklaroi se Izraeli dhe SHBA-ja dukshëm do t’i intensifikojnë sulmet e veta ndaj Iranit në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *