Delegacioni i Gjykatës kushtetuese i përfaqësuar nga kryetari Darko Kostadinovski dhe gjykatësja Ana Pavllovska-Daneva, realizuan takim pune me kryetarin e Gjykatës kushtetuese të Serbisë, Vlladan Petrov dhe gjykatësit Dobrosav Millovanoviq dhe natasha Pllavshiq.
Siç ceket në kumtesën e Gjykatës kushtetuese, kryetarët e dy gjykatave shprehën kënaqësi të ndërsjelltë nga takimi dhe u dakorduan të punojnë për avancimin e bashkëpunimit, posaçërisht duke e pasur parasysh miqësinë mes dy shteteve.
Kryetari i Gjykatës kushtetuese serbe, Petrov theksoi se Kostadinovski është kryetari i parë i një Gjykate kushtetuese që e ka vizituar Gjykatën kushtetuese të Serbisë, prej se ai është zgjedhur të kryesojë me institucionin.
Siç theksoi, kjo ka edhe rëndësi simbolike, sepse vendet e rajonit, posaçërisht gjykatat kushtetuese, duhet të bashkëpunojnë më intensivisht, duke potencuar se ato duhet të jenë mes institucioneve kryesore në shtetet të cilat do të kontribuojnë në procesin e integrimeve evropiane.
Petrov dhe Kostadinovski biseduan edhe për komeptencat e dy gjykatave, mënyrën e vendimmarrjes, si dhe për sfidat aktuale me të cilat përballen.









