Këtë tufë burrash vetë e luftova vetë e shkërmoqa

Shkruan: Nafie Selmani

Këtë tufë burrash vetë e luftova vetë e shkërmoqa,  me duar në xhepa, por me dy armë: të vërtetën dhe drejtësinë. Ashtu siç e kisha paralajmëruar njërin prej këtyre, atë që publikut i shitet si “besimtar”.

I pata thënë në sy, jo si këta burracakë që godasin pas shpine, kur gjejnë dikë të pambrojtur: ju keni pushtet, keni plot para (të vjedhura) nga tenderët dhe edhe grupe kriminale. Unë nuk kam asnjërën prej këtyre. Por kam diçka më të fortë se këto, kam të vërtetën dhe drejtësinë, dhe me to do t’ju luftoj.

I pata kërkuar që këtë t’ua përcjellë edhe partnerëve të tij politikë. Nuk e di a e ka bërë, a e ka përcjellë.

Por unë fjalën time e mbajta!

Vazhdojmë përpara dhe më priftë e mbara! Amin!