Home / Maqedoni / Këshilltarët komunal nga rradhët e BDI: Kumanova pa standarde – Kioskat si simbol i kaosit urban

Këshilltarët komunal nga rradhët e BDI: Kumanova pa standarde – Kioskat si simbol i kaosit urban

Pas disa ndryshimeve në qytet dhe vendosjen e disa kioskave brenda qytetit, kanë reaguar Këshilltar Komunal të BDI-së. Nga atje honë se Kumanova ka nevojë për një politikë urbane gjithëpërfshirëse, të bazuar në standarde, planifikim dhe transparencë – jo për klientelizëm dhe anarki urbane.

Nga atje thonë se ata kanë ngritur zërin dhe do të vazhdojnë të kërkojmë llogari nga administrata lokale për çdo vendim që cënon interesin publik, mirëqenien e qytetarëve dhe të ardhmen urbane të qytetit tonë.

“Dikur rruga “11 Nëntori” në Kumanovë ishte një zonë ku shqiptarët zhvillonin aktivitetin e tyre ekonomik përmes kioskave të vogla. Në emër të “rregullimit urban”, ato kioska u hoqën me justifikimin se do të krijohej një Kumanovë moderne dhe pa objekte të përkohshme që pengojnë rrjedhën e qytetit. Por sot, ajo që shohim është një realitet krejt tjetër: kioska të reja, pa asnjë standard estetik ose funksional, janë vendosur në mënyrë kaotike në pjesë të ndryshme të qytetit. Rasti më i fundit është vendosja e një kioske karshi xhamisë, në një vend ku shumë qytetarë zhvillojnë aktivitete të ndryshme afariste, me të cilat sigurojnë ekzistencën e familjeve të tyre, e cila ka hasur edhe në kundërshtim të qartë nga qytetarët për shkak të mungesës së hapësirës dhe pengesës që i bëhet qarkullimit të lirë. Në vend që të pastrohet terreni dhe të krijohen hapësira publike për këmbësorët, rrugët po uzurpohen nga struktura që nuk sjellin as zhvillim, as rregull. Kumanova sot po vuan nga mungesa e vizionit urban dhe nga një administratë pa ide, e udhëhequr nga një kryetar komune si Maksim Dimitrievski, i cili duket se është më i interesuar për menaxhimin selektiv të hapësirave publike sesa për barazi dhe standard në zhvillimin qytetar”, shtojnë nga BDI.

Nga atje nënvizojnë se qyteti nuk mund të ecë përpara duke vendosur kioskë mbi kioskë, pa transparencë, pa plan urbanistik dhe pa marrë parasysh zërin e banorëve. Kumanova ka nevojë për standarde – jo për klientelizëm dhe kaos të planifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *