Hajredini i VLEN-it dhe VMRO-së: Ata që në vitin 2005 thanë se Marrëveshja e Ohrit ishte zbatuar, sot ankohen se ende nuk është realizuar

Ish-ministri i Financave, Xhevdet Hajredini, i cili në opinionin publik njihet si i VMRO-së ndërkaq nga fotografitë e tij kuptohet se është i VLEN-it pasi ka shëtitur zyrë më zyrë. Nga ana tjetër, aktualisht është në Këshillin e Sigurimit të shtetit të udhëhequr nga presidentja Davkova. Hajredini reaguar me një status në rrjetet sociale, duke kritikuar qëndrimet e disa ish-funksionarëve lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në reagimin e tij, Hajredini shkruan:

“Disa nga ata të cilët në vitin 2005, kur ishin në pushtet, deklaruan se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit ka përfunduar, tani rishtas ankohen se ende s’është zbatuar.”