Home / Aktuale / Gratë shqiptare vërshojnë komunat e pastra maqedonase

Gratë shqiptare vërshojnë komunat e pastra maqedonase

Nga regjistrimi i fundit i popullsisë në Maqedoninë e Veriut dolën në pah edhe martesat e maqedonasve me gra shqiptare nga Shqipëria. Në shumë vendbanime maqedonase ku më parë nuk ke mundur të haset asnjë shqiptar, tani lirshëm mund të vërehet se në çdo komunë kemi deri dhjetëra banorë shqiptarë, shkruan V3shqip.

Sipas statistikave të publikuara, më së shumti gra shqiptare të martuara në qytetet dhe vendbanimet e pastra maqedonase ka në Makedonski Brod, ku nga 38 persona të deklaruar si shqiptarë, të gjithë janë gra. Situatë e ngjashme është edhe në Sveti Nikollë ku nga 10 banorë të deklaruar shqiptarë, të gjithë prej tyre janë gra. Ndërkohë në Kavadar, nga 30 banorë të deklaruar shqiptarë 27 janë gra. Edhe qyteti i Gjevgjelisë në regjistrimin e fundit ka rezultuar me 20 banorë shqiptarë, 16 prej të cilëve janë gra.

Ky fenomen e ka prekur edhe Komunën e Delçevës, në të cilën nga 20 banorë shqiptarë 17 prej tyre janë gra. Gjithashtu, edhe Komuna e Koçanit në regjistrimin e fundit ka rezultuar se në këtë qytet banojnë 15 shqiptarë nga të cilët 14 janë gra. E njëjta situatë është edhe me Komunën e Staro Nagorçianit, ku nga 13 banorë shqiptarë, 12 prej tyre janë gra. Ndërkohë, fenomeni me grave shqiptare e ka prekur edhe komunat si Kratova, Probishtipi, Makedonska Kamenica, Llozova, Novo Selo dhe shumë komuna të tjera.(V3Shqip)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *