Home / Kulturë / Gjenerali që theu rregullat dhe iu kundërvu Napoleonit!

Gjenerali që theu rregullat dhe iu kundërvu Napoleonit!

Viktor Hygo është babai i letërsisë franceze. Ai ishte poet, dramaturg, romancier, frymëzues romantik, dizenjator, pjesëmarrës në konfliktin frankoprusian, deputet, senator, mbajtës i Legjionit të Nderit dhe emri i një rruge në Paris.

Edhe fjalët e tij të fundit: “Ceci est le combat du jour et de la nuit… Je vois de la lumière noire” (“Është lufta e ditës dhe e natës…shoh dritën e zezë”) përsëriten ende sot në shkolla kur studiojnë jetën e turbullt dhe veprën e tij. 13 vepra për teatër, 9 romane, 28 volume me poezi,15 ese edhe deri në vizatime e fotografi, pasione të vona, por jo më pak të forta. Iu kundërvu Napoleonit, kundërshtoi dënimin me vdekje dhe ishte në favor të të drejtave të grave. Perandoria e dytë franceze e dënoi me ekzil për dy dekada. Mbrojti rinovimin e sistemit të edukimit dhe të ligjeve aristokrate. Hyri në zemër të popullit me dy nga monumentet e tij: “Katedralja e Parisit” dhe me “Të mjerët”. Një tjetër grusht: zgjedhjet e 8 shkurtit të 1871 sjellin në pushtet monarkët, por populli mohon këtë lloj ndryshimi dhe shpërthen një revoltë e përgjakshme dhe mjaft e famshme “Komuna e Parisit”. Përpara këtij represioni kundër komunarëve, Viktor Hygo shkruante: “Disa banditë vranë 64 pengje…dhe ne iu përgjigjëm duke vrarë 6000 të burgosur!”

Viktor Hygoi lindi ne Bezanson të Francës me 26 shkurt 1802 ai vdiq me 22 maj 1885. Vitet e para të jetës i kaloi në shumë vende të ndryshme i detyruar me familjen për shkak të punës së babait, i cili ishte një gjeneral në fushatat aktive napoleniane pas 3 vjetësh në Korsikë; 2 në Paris dhe disa vjet në Italinë Jugore ai nisi shkollën në Spanjë dhe më vonë e vazhdoi në Paris. Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i “Odet” të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeçar, një vepër nën influencën e shkollës klasike. Në letërsinë franceze tashmë kishte filluar të përhapej romantizmi, ku Hygoi bazuar në këtë botoi pjesën e dyte të “Odet”. Gjatë viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shumë vepra, të cilat ia rriten shumë reputacionin, dhe më pak prej këtyre arritjeve ai u bë pjesëtar i akademisë franceze në moshën 39 vjeçare. Romani “Notre Dame de Paris” dhe dramat “Lucrece Borgiaa”, “Marie Tudor” dhe “Le roi s´amusë” nga e cila Verdi mori subjektin për operën e tij Rigo, patën një sukses të madh. Gjatë viteve 1841-1851 Hygo u përkushtua në politikë dhe shkroi shumë pak, sepse Viktor Hygo fillimisht ishte përkrahës i monarkisë së Lui Filipit me ide të zjarrta napoleoniane. Më vonë ai shfaq dhe mbështet Lui Napoleonin si president, por nuk përkrahu Napoleonin III, dhe kjo i kushtoi atij dëbimin nga Franca. Megjithatë vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme, gjatë kësaj kohë shkroi dhe romanin “Të mjerët, i cili e bëri të njohur edhe jashtë Francës “Punëtorët e detit”, “Njeriu që qesh” etj. Me rënien e perandorisë Hygoi u kthye në Paris dhe beri një tentativë pa sukses pjesërisht në pjesën politike të Francës. Vitet në vazhdim e deri në vdekje i kaloi në Paris. Në vitin 1881 u emërua senator i përhershëm. Vdiq më 22 maj 1885 dhe u varros me një ceremoni madhështore në Paris.

THYERJA E RREGULLAVE

Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vlerësua në radhë të parë si poet, por edhe këtu ai i theu rregullat kryesore, thelbësore në të cilat bazohej letërsia franceze e asaj kohë. Stili i tij epik dhe lirika e tij janë të paarritshme. Ai do të ngelet përherë një nga shkrimtarët më të ndritur e të lavdishëm të Francës. Jashtë Francës Viktor Hygo njihet kryesisht për prozat e tij tërësisht romantike, ai dashuronte antitezën, dhe kjo e çonte atë në ekzagjerim dhe krijon karikatura groteske. Krijimet e tij janë të gjalla dhe shumë të goditura, shpesh herë romanet e tij janë me detaje teknike dhe me përshkrime të tepruara.

Viktor Hygoit i mungonte sensi i masës dhe kjo duket e qartë në idetë e tij të egzagjuara, si dhe mungesën e humorit në të gjithë veprat (përafërsisht). Në këtë aspekt ai nuk ishte kurrë lider në politikë. Radhitet në një nga shkrimtarët që të prek shpirtin kur lexon veprat e tij. Ai diti të qëndronte larg nga modelet melankolike dhe të vetmuara që karakterizonin poetet e kohës, duke ditur të pranoje peripecitë jo gjithmonë të lumtura të jetës së tije për t’i bërë eksperienca thelbësore dhe të mbledhë vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human. Shkrimet e tij arritën të mbulonin të gjitha gjinitë letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik e social, duke ngjallur konsensus në të gjithë Evropën.

DRAMA HISTORIKE

Në 1827 shkruan dramën historike për teatrin Kromuell, ai që u konsiderua si manifestimi i teorive të reja romantike, ndërsa në 1830 u prezantua “Hernani” në komedinë franceze; prezantimi u ndërpre nga përplasjet mes mbështetësve të Hygos me disa horra. Puna megjithatë iu njoh nga shefi i shkollës së re romantike. Vete “Hernani” u kompozua me muzikë dhe u prezantua edhe nga Giuseppe Verdi (Ernani, 1844). Në 1841, Hygo bënte pjesë në Akademinë Franceze, ndërsa në 1831 u publikua “Notre-Dame de Paris”, i cili pati një sukses të menjëhershëm dhe të gjerë. Në 1843 mbytet e bija Leopoldinë dhe dhëndri; Viktori e mori lajmin kur po kthehej nga pushimet duke e lexuar në gazetën Siecle (shekulli). Tragjedia, e bashkuar me mossuksesin e punës teatrale “I Burgravi” në 1845, i shkaktoi një depresion të madh që do ta mbajë larg botës letrare për 10 vjet. Në të njëjtin vit emërohet Par i Francës nga mbreti Lui Filipi i Orleansit. Në 1848 Hygo bën pjesë si deputet në Asamblenë Konstitutive, por grushti i shtetit i 1851 sjell në pushtet Napoleonin e III. Fillimisht, e mbështet, por pastaj – kur vetë nisi të sillet në mënyre antiliberale – vendos distancimin dhe e sulmon me shkrime dhe diskutime kundër varfërisë dhe shtypjes që bëhen ndërkohë gjithnjë e më pak të tolerueshme.

ROMANTIZMI

Romantizmi ishte një lëvizje komplekse shpirtërore dhe kulturore që prodhoi një rinovim të thelle në letërsi, në art dhe në mendim, në politikë dhe në zakone. Romantizmi u zhvillua nga ai mutacion i shijeve dhe i ndjeshmërisë që u verifikua në Evropë në fund të shekullit të XVII. Mes poeteve të rinj të përfshire në rrymën e Romantizmit ishte edhe Viktor Hygo, që atëherë ishte 25 vjeç. Në publikimet e tija lirike, diçka rreth 50 mijë vargje, manifestohet Hygoi i rinisë dhe i theksimit të romantizmit, idhull i gjeneratës së re në vargjet e tij shpreh brendësinë e shpirtit. “Njeriu që qesh”: një ndër librat më të bukur që kam lexuar. Në vepër mund të vihet re pastërtia në përshkrimin e atyre që janë sjelljet dhe karakteristikat tipike e racës njerëzore, ato janë realiteti që Hygoi arrin t’i bëjë të pavdekshme me fjalë të thjeshta.

Në “Njeriu që qesh” autori ka venë në dukje kontradiktat e forta të botës që ka pasione që shpesh shkojnë në kahe të kundërta dhe kurrë paralelisht. Dashuria e pastër dhe e dëlirë, lakmia për prestigj, luksi si hobi: të gjitha këto pasione janë mbledhur në të njëjtën shoqëri që diferencon për dukje dhe që nuk harrin të shikoj me tutje, por vetëm të qeshë me fatkeqësinë. Në këtë libër kupton që njeriu fshihet ose mbas së keqes, ose vdes për dashurinë. Kur lexon librin mbeta e mahnitur nga ëmbëlsia dhe ndjeshmëria e personazheve qendrore që me lidhin drejt për drejt me autorin. Romantizmi dhe dëlirësia i vesh personazhet kryesore në çdo veprim, mendim dhe fjalë. Sociologjia romantike e Hygoit shihet vazhdimisht në trajtimin metafizik të rendit shoqëror anglez si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen. Romantizmi i Hygoit shfaqet në mënyrën e trajtimit të materialit historik konkret. Ai bëhet mbrojtës i madh i të drejtave të njerëzve dhe shpreh “revoltën e shpirtit” për shtypjen e padurueshme të popullit të thjeshte. Hygoi shumë mirë mund të prezantojë vetë esencën e Romantizmit, duke u bërë metafora e gjallë. Viktor Hygo, vepra e tij kaq e shumëllojtë dhe kaq komplekse, prezenca e tij kaq e shndritshme dhe luftarake, përveçse domethënëse, “përfaqëson një sinteze fatesh të këtij shekulli, mbi të gjitha të kontradiktave të tij dhe të ambivalencave të tij, dhe të problemeve që përbenë dhe ndërtuan këtë pasuri të çmuar. Hygo radhitet në radhët e “romantiques militants” (militantet romantike), që mblidhen për ti dhëne jetë përqendrimeve të rëndësishme të një shpirti revolucionar që do të shfaqet thelbësor për të kanalizuar dhe për të bere efikase dhe ndërtuese forcën e pabesueshme dhe të jashtëzakonshme shtytëse të R.

“VAJTIMI”

“Vajtimi” është një ndër poezitë më të bukura të Viktor Hygosë, kushtuar boshllëkut që lë pas humbja e një personi të dashur. Që nga mungesa fizike, e deri tek ajo shpirtërore më së shumti në rrethin familjar, autori ka shkruar një elegji për vdekjen, e cila përjetohet si një ngulja e një thike të ftohtë drejt e në shpirt. Padyshim kjo elegji ndihet më shumë e dhimbshme nga ata që e kanë përjetuar një humbje aq të madhe, sa ajo e një familjari apo miku mjaft të dashur. Nga vargu në varg, dhimbja bëhet edhe më e fortë, teksa autori mundohet të kalojë nga e përgjithshmja (mungesa në natyrë) tek e veçanta (mungesa më e madhe që ndihet në familje).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *