Home / Maqedoni / Ekskluzive: Drejtori i VLEN-it arriti të sigurojë pagën për vete, këtë gëzim e shpreh pa kontroll me një shqipe të masakruar!

Ekskluzive: Drejtori i VLEN-it arriti të sigurojë pagën për vete, këtë gëzim e shpreh pa kontroll me një shqipe të masakruar!

Arsim Idrizi apo siç e preferon vetë ai të identifikohet si dr.Arsimi, aktualisht udhëheq një nga institucionet më me peshë për shqiptarët, Inspektoratin për zbatimin e gjuhëve, por nuk i shkoi mbarë kjo pozitë pasi nga një vit udhëheqjeje, gjysmën e vitit Idrizi nuk është paguar. Pra, drejtori i VLEN-it, Arsim Idrizi, sot po feston marrjen e tre pagave rresht me shpresë që do të marrë edhe tre paga të tjera. Këtë gëzim e festë e dëshmon vetë Idrizi në postimin që mund ta shihni më poshtë. I cili pak minuta më vonë u ndryshua. Kujtojmë që, drejtori si koka ekzekutive e një institucioni që duhet të luftojë e sigurojë paga më të larta e kushte të dinjitetshme për të punësuarit nuk arriti të sigurojë pagë as për vete. Tani u mbetet lexuesve të vlerësojnë pushtetin dhe ndikimin e drejtorëve nga koalicioni shqiptar VLEN.

Në tekstin që do ta lexoni mbase nga doza e lartë e gëzimit drejtorit i ka ikur koncetrimi për ta shkruar qartë dhe drejtë gjuhën shqipe. Ironia e fatit është që drejtori i cili do duhet të bëjë inspektime e sanksione ndaj institucioneve që nuk e respektojnë zbatimin e gjuhës shqipe, në shkrimin që e ka publikuar, vërehen një sërë gabimesh drejtshkrimore qesharake dhe bazike të Gjuhës Shqipe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *