Një vajzë në protestë ka marrë në dorë një kanaçe të emëruar “Ramingo ik”. Me këtë pije, ajo ka zgjedhur të ironizojë kryeministrin Edi Rama dhe komentet e tij për influenceret që kanë reaguar pro protestave dhe kundër zhvillimit të Zvërnecit. ”Kjo është pija më e re që ne influenceret kemi marrë për të reklamuar dhe quhet ”Ramingo ik””,-tha vajza. Rama në daljet e tij publike tha se influencerët që kanë dalë në mbështetje të protestës, akuzojnë shtetin për korrupsion, ndërsa vetë ata nuk paguajnë asnjë taksë.




