Ndonëse ende nuk është zyrtare mediat kanë raportuar sot se përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendose në VLEN deputeti Bekim Qoku do të jetë kryetar i ri i Grupit Parlamentar në Kuvend. Qoku do të zëvendësojë kështu kryetarin e deritashëm deputetin e ASH-së Halil Snopçe pas daljes së së partisë së tij nga Koalicioni VLEN.
Ndryshe vetë Halil Snoppe tha sot se nëse ndodh kjo ASH do të formojë grup të ri parlamentar prej 5 deputetësh.
“Nëse me nëntë nënshkrime i drejtohen Kuvendit se kanë formuar një grup të ri parlamentar, atëherë, automatikisht ne do të veprojmë me grupin tonë parlamentar prej pesë deputetësh”, tha Snopçe










