Arta Toçi: Pse disa kauza zhurmojnë më shumë se të tjerat?

Profesoresha universitare Arta Toçi në një kolumnë të saj analizon valën e reagimeve dhe protestave që janë shfaqur lidhur me zhvillimet e fundit në rajon, duke i lidhur ato me kontekstin më të gjerë politik dhe gjeopolitik.

Ajo thekson se shpesh, sipas saj, kur Shqipëria afrohet drejt arritjeve strategjike, ekonomike apo gjeopolitike, shfaqen forca që përpiqen t’i pengojnë këto procese, ndërsa ngrit dyshime edhe për qëndrueshmërinë dhe motivet e disa reagimeve publike, të cilat mund të ndryshojnë varësisht nga rrethanat dhe aktorët e përfshirë.

Në kolumnë përmendet edhe zgjerimi i protestave në Shkup, ku ajo vë në pikëpyetje konsistencën e reagimeve qytetare dhe sjell një sërë pyetjesh mbi standardet e njëjta të protestës, duke argumentuar se çdo qëndrim publik duhet të matet me të njëjtin kriter, pavarësisht origjinës së investitorëve apo vendeve të përfshira.

Në përfundim, autorja kritikon edhe formën dhe mesazhet e disa prej tubimeve, duke i cilësuar si të njëtrajtshme dhe të ndikuara, ndërsa ngre shqetësime mbi mënyrën se si perceptohet dhe artikulohet aktivizmi qytetar në këto raste.