Ahmeti: Fryma e Krushevës po zbehet, shqiptarët po margjinalizohen në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar me rastin e 2 Gushtit, duke kujtuar rëndësinë historike të Manifestit të Krushevës dhe duke shprehur shqetësimin e tij për largimin nga idealet e barazisë dhe bashkëjetesës në Maqedoninë e Veriut.

Ahmeti ka shkruar se kjo datë rikthen vëmendjen te një nga idealet më fisnike të historisë së përbashkët, bindja se liria nuk ndërtohet mbi epërsinë e një komuniteti ndaj tjetrit, por mbi barazinë, respektin dhe bashkëjetesën.

Sipas tij, “fryma e Krushevës ishte një thirrje për një shtet ku shqiptarët, maqedonasit dhe të gjitha bashkësitë të ndanin përgjegjësinë dhe fatin e përbashkët”.