Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një zyrtari të policisë, ndërsa është nisur procedurë disciplinore ndaj tre zyrtarëve të tjerë, pasi të njëjtit ishin përfshirë në një zënkë në një kazino në Kumanovë.
“Më datë 04.11.2023 në një kazino në Kumanovë, i denoncuari D.P. ka sulmuar fizikisht një person të punësuar si roje në kazino dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të Stacionit Policor Kumanovë, të cilët po kryenin veprime zyrtare. N.D., i cili ndodhej së bashku me D.P., ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj sigurimit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.
Ndërsa ndaj dy policëve tjerë, MPB njofton se është nisur procedurë disciplinore.