Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike mëngjesin e sotëm ka kryer bastisje në burgun e Idrizovës. Informacionin për TV21 e konfirmuan nga Prokuroria, mirëpo nuk jepen informacione se çfarë saktësisht kërkohej gjatë bastisjes.
“Në një aksion të koordinuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, për shkak të dyshimeve për vepra penale, mëngjesin e sotëm janë kryer bastisje në burgun e Idrizovës – Shkup me qëllim të sigurimit të provave materiale”, thonë nga PTHP për TV21.
Jozyrtarisht, mësohet se bëhet fjalë për aksion anti-drogë, ku po kërkohen edhe prova për vepra të tjera penale.
TV21 kontaktoi edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për detaje rreth bastisjeve, mirëpo edhe nga atje me përgjigje të njëjtë, pa detaje shtesë rreth bastisjeve.