81
Me një shfaqje profesionale, dy shqiptarë në skenën prestigjioze të operës në Munih të Gjermanisë, morën komentet më të mira, transmeton albinfo.ch.
Ermonela Jaho dhe Granit Musliu kanë ndarë skenën me solistë të tjerë operistikë, ku shihen edhe duartrokitjet frenetike të publikut.
Ata patën një performacë të realizuar së bashku në shfaqjen “Il trittico” me vokalet e tyre kanë mrekulluar kritikën e Oper Magazin.
Admirimin për performancën tyre të jashtëzakonshme në Bayerische Staatsoper, Oper Magazin, e ka shprehur përmes një kritike të shkurtër, duke i cilësuar si dy zëra të jashtëzakonshëm.