Koalicioni VLEN sonte ka hapur shtabin në Strugë. Izet Mexhiti theksoi se i vetmi tabor shqiptar tani është ky në të cilin president është Arben Taravari.
“I vetmi tabor shqiptar është ky në të cilin president është Arben Taravari. Mendoj se nëse në 2007 u arrit një marrëveshje që të formohet Qeveri fituesi shqiptarë me fituesin maqedonas, kjo marrëveshje u thye në 2016 dhe mirë që u thye sepse ishte interes strategjik”, tha Mexhiti.
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe i Lëvizjen BESA theksoi se Ali Ahmeti e ka humbur komplet kontrollin.
“Aliu si duket e ka humbur komplet kontrollin dhe po thotë që të gjitha komunitetet kishin luftuar në 2001-shin, dhe duke ardhur këndej me mikun tim Fatmirin, ai e parashtroi një pyetje shumë logjike, tha shihi kush janë të vrarët, shihi kush janë të plagosurit dhe do ta shihni se kush ka luftuar 2001-shin, po kanë luftuar shqiptarët, kanë luftuar për të gjitha komunitetet, kanë luftuar për të drejtat e turqve, romëve edhe për të drejtat e boshnjakëve dhe të gjitha komuniteteve”, tha mes tjerash Kasami.