66
Kremlini ka njoftuar se ka zëvendësuar kreun e marinës, pas një sërë humbjesh të flotës ruse në Detin e Zi. Kishte raportime në javën e kaluar se admirali Nikolai Yevmenov ishte detyruar të jepte dorëheqjen.
Agjencia shtetërore e lajmeve ruse RIA, tani thotë se ai është zëvendësuar nga Alexander Moiseyev, kreu i Flotës Veriore të Rusisë, si ushtrues detyre i Komandantit të Përgjithshëm. Yevmenov kishte qenë në këtë rol që nga maji 2019, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Inteligjenca ushtarake ukrainase tha për “Kyiv Post” se vendimi për ta zëvendësuar atë kishte qenë në punë prej disa kohësh.