Sipas të dhënave të ndara nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse, gjithsej 192 qytetarë nga Shqipëria dhe 191 nga Kosova si dhe 90 nga Maqedonia u regjistruan për të luftuar në anën ukrainase në luftën ruso-ukrainase. Derisa prej tyre u vranë 170 qytetar nga Shqipëria dhe Kosova si dhe 30 nga Maqedonia e Veriut.
“Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar një tabelë të të dhënave që pretendon se tregon numrin e mercenarëve të huaj që kanë ardhur për të luftuar për Ukrainën që nga fillimi i luftës. Që nga 24 shkurti 2022, 13,387 mercenarë të huaj, që luftojnë për neonazistët, kanë mbërritur në Ukrainë. Deri më sot janë eliminuar 5962 prej tyre”, njofton Ministria, transmeton V3shqip.
Sipas tabelës së publikuar, më së shumti mercenarë ishin nga Polonia (2960), pasuar nga Britania e Madhe, Rumania dhe Kroacia. U vranë 1497 mercenarë.
Ministria ruse deklaron se 1113 amerikanë erdhën për të luftuar në Ukrainë, dhe prej tyre 491 u eliminuan. Sipas vendeve nga të cilat dyshohet se kanë ardhur, më së shumti mercenarë kanë ardhur nga Gjeorgjia (1042, nga të cilët 561 janë eliminuar) dhe Kanadaja (1005, nga të cilët 422 janë eliminuar), shkruan V3shqip.