62
Gazetari Isa Myzyraj, njëkohësisht aktivist për të drejtat e njeriut, u kërcënua me jetë të martën përmes një emaili në adresën e tij elektronike dhe adresën zyrtare të televizionit ku punon, Ora News.
Dërguesi figuron të jetë një emër i huaj, gjë që sipas Myzyrajt e bën më të dyshimtë dhe të paidentifikueshëm autorin.
Nuk mund ta them me saktësi nga ka ardhur ky kërcënim. Ajo për të cilën jam i sigurtë është se kjo është bërë për shkak të punës sime si gazetar, por edhe si aktivist,” tha Myzyraj për BIRN.
Përveç kërcënimit, teksti përmban gjuhë urrejtjeje, anti-semite dhe homofobike.