84
Një grua e cila ishte zhdukur në Malishevë nga data 10 mars, është gjetur nën shoqërimin e dy personave të dyshuar një ditë më pas.
Policia bën me dije përmes raportit se viktima kishte dalë nga shtëpia dhe se nuk dihej për lokacionin e saj.
“PERSON I ZHDUKUR – Malishevë 10.03.2024-13:00. Raportohet se viktima femër kosovare, kishte dalur nga shtëpia dhe se nuk dihet për lokacionin e saj. Me datë 11.03.2024 rreth orës 00:50 njësitet e hetuesi ka lokalizuar viktimën e cila ishte e shoqëruar nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë PK’ja.