Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev thotë se sjelljet antievropiane të disa politikanëve në Maqedoni po i largon ato nga anëtarësimi në BE.
“Sjelljet antievropiane të disa politikanëve në Maqedoninë e Veriut dhe lidhjet ndaj vendit tonë në asnjë mënyrë nuk janë në favor dhe i largojnë nga anëtarësimi i tyre në Bashkimin Evropian”, thotë presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev duke komentuar deklaratën e presidentit të RMV-së, Stevo Pendarovski për pakicën maqedonase në Bullgari.
Ai thotë se është e qartë se disa politikanë në Maqedoninë e Veriut po përpiqen të njohin realietin në një mënyrë më të rëndë.
“Nuk u bën mirë atyre. Përkundrazi, deri më tani kanë pasur raste dhe ngjarje të mjaftueshme për t’i bindur se sjellja dhe qëndrimi i tyre antievropian ndaj vendit tonë në asnjë mënyrë nuk u sjell përfitime dhe i largon nga anëtarësimi i tyre në Bashkimin Evropian”, tha dje Radev.
Nga Kabineti i Pendarovskit para katër ditësh njoftuan se ekzistenca e pakicës maqedonase në Bullgari është fakt. Kjo vjen si reagim ndaj njoftimeve në mediat bullgare se MPJ-ja atje ka thirrur ambasadoren e Maqedonisë në Sofje për, siç thonë ata, “komentet e fundit publike të politikanëve nga shteti fqinj dhe deklaratat e tyre të rreme për Bullgarinë”.