Gjeniu i gjuhës nga Tuzla: Muhamed Mešić flet 73 gjuhë.
Muhamed Mešić (1984) u lind në Tuzla, ku vetëm 16 vjeç, u bë këshilltar bashkiak, ndërsa në 26 vjeç, fliste 56 gjuhë.
Muhamedi me profesion është jurist dhe deri tani ka punuar në 24 shtete në 4 kontinente.
Filloi herët të lexonte dhe të shkruante, dhe si djalë i ri ishte më e natyrshme që të shkruante nga e djathta në të majtë.
Prindërit do ta lexonin në pasqyrë atë që shkruante, ndërsa edhe sot mban shënime në takime në hebraisht apo arabisht.
Ai flet 12 gjuhë në mënyrë të shkëlqyeshme, aq shumë sa të përdorë të gjitha termat profesional, ndërsa biseda mund të mbahet në më shumë se 70 gjuhë të botës. Ky djalë i ri jeton dhe punon në Vjenë, ku drejton biznes ligjor në një kompani ndërtimi.