Një delegacion, i udhëhequr nga Abdullah Bin Muhamed AlSheikh, kryetar i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite – Mexhlisi Al Shura, sot do të realizojë takim me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski dhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ndërsa pas takimit do të marrë pjesë në nënshkrimin e Librit të përshtypjeve.
Kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Muhamed AlSheikh në vend do të qëndrojë deri të premten.
Për shkak takimit të Muhamed AlSheikh në Shkup, nga dita e hënë, siç njoftuan nga MPB, deri të shtunën do të ketë regjim të ndryshuar të komunikacionit.
Me regjimin e veçantë, të cilin do ta zbatojë Njësia për siguri në komunikacionin rrugor, do të përfshihen rrugët në zonën e gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.