74-vjeçari nga Tetova gjendet i vdekur në një hotel të Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se dje paradite, rreth orës 11:40, në SPB Shkup, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore është denoncuar se në një hotel në zonën e Bit Pazarit është gjetur i vdekur shtetasi me iniciale Z.J. (74) nga Tetova, i cili kishte qenë mysafir në hotel.

​Mjeku ka konstatuar vdekjen, në të cilën nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune.

​Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion (autopsi).