83
Dje në pikën kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 36-vjeçaren E.B. nga Republika e Turqisë për shkak se rreth orës 19:00 ka shkelur rendin dhe qetësinë publike dhe ka sulmuar fizikisht një punonjës policie i cili ishte duke kryer detyrën zyrtare, njoftoi MPB.
Personi është dërguar në Stacionin e Policisë Petrovec për veprime të mëtejshme.