Kandidati për president Maksim Dimitrievski sot në Vallandovë paralajmëroi se si president i shtetit do të iniciojë modifikimin e kornizës së bisedimeve me Bashkimin Evropian. Qëllimi i tij është, siç shprehet ai, avancimi i procesit të integrimit evropian.
“Duhet të formohet një ekip ndërkombëtar, me përfaqësues të Bashkimit Evropian, të cilët do të punojnë në përshtatjen e kornizës në pjesën e propozimit francez, në raport me nevojat e shoqërisë së Maqedonisë, që do të nënkuptonte çuarjen përpara të procesit, meqë kështu si qëndrojnë gjërat, Maqedonia qëndron në vend”, deklaroi Maksim Dimitrievski – kandidat për president.
Ndryshe, Dimitrievski për momentin është kryetar i Komunës së Kumanovës. Ai ka qenë anëtar dhe deputet i LSDM-së, por tani ka krijuar partinë e tij ZNAM. Gjithashtu Dimitrievski, njihet për deklratat e tij kontraverse në opnionon kundër MArrëveshjes së Prespës dhe asaj për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.