Zjarri që kaploi 5 makina në afërsi të Kalasë në Shkup, apo më saktë në parkingun ilegal, te ish-poligoni, në afërsi të Kalasë është ndalur, akoma nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.
Gjatë zjarrit që shpërtheu rreth orës 13:30 minuta nuk është lënduar asnjë njeri, ndërsa policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit rastit.
“Sot në orën 13:25 minuta në SPB Shkup është denoncuar se në rrugën “L. Piçenovski”‘ në parkingun ilegal te ish poligoni, ka ndodhur një zjarr gjatë të cilit është djegur bari i thatë. Në ndërkohë zjarri ka përfshirë 5 automjete. Nuk ka persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar në orën 14:00”, thanë nga MPB-ja.
Pronari I njërës prej makinave të përfshira nga flakët me lot në sy po e shikonte veturën e tij tashmë të shkatërruar.
Asnjëri nga pronarët e makinave të djegura nuk deshi që të prononcohet para kamerave lidhur me këtë rast, por mbrapa tyre na thanë se ishin shumë të shqetësuar me këtë incident. Ata presin që autoritetet të zbardhin sa më shpejtë se si ndodhi dhe cilat ishin shkaqet e këtij zjarri