Bashkimi Demokratik për Integrim(BDI) dikur mbante stafetën e partisë që nuk njeh humbje që ia ka mor dorën fitoreve të njëpasnjëshme, sot këtë stafetë e ka humbur dhe më e rënda nuk e dinë se si. Në fakt, gjithçka kishte filluar prej pakënaqësive të mëdha prej brenda partisë kur kreu i kësaj partie përkthyesin e dikurshëm, Artan Grubi, e vendosi edhe mbi veten. Partinë ia la në dorë e kur një parti e suksesshme i jepet një personi që pak për mos të thënë aspak ka kontribuar në atë sukses atëherë vjen në shprehje keqpërdorimi dhe ndjenja e madhërisë, është më i madhi bënë çfarë i thotë mendja e tij, shkruan V3.
Nga koncepti që partia bashkon njerëz të ndryshëm që rreshtohen drejt realizimit të një qëllimi të përbashkët BDI u shndërrua në grup njerëzish që duhej me doemos të rreshtoheshin pas një individi. Në të kundërtën do të diskualifikohesh nga skena publike e politike, përmes metodave të ndryshme. Por, erdhi momenti që grupi i “zjarrit” dogji të gjitha fshehtësitë që ziheshin përbrenda këtij grupi dhe në fakt ndodhi një demaskim apo “zhveshje” e kësaj partie.
Që sado deklarata që dëgjoheshin nga eksponentë të kësaj partie që “as shenjë” nuk ua ka lënë ky grup i tërhequr praktika tani para zgjedhjeve po e dëshmon të kundërtën. BDI-së jo që i ka lënë shenjë por ia ka vë “damkën” në ballë, duke e detyruar kreun e kësaj partie të pathyeshmin që derë më derë të kërkojë partner koalicioni për të dalë në zgjedhje me sa më shumë parti sepse vetë nuk po i mban më.
Prandaj, BDI në këtë periudhë është duke lënguar apo thënë ndryshe po përjeton hemorragji të rëndë në elektoratin shqiptar dhe këtë po tenton ta mbuloj me marrjen në koalicion të partive rome, turke, torbeshe e boshnjake. Derisa për vite me radhë bënte thirrje për t’u bashkuar opozita shqiptare dhe për ta sfiduar BDI-në, e kjo për fat të mirë ndodhi tani opozita u bë bashkë dhe janë më të konsoliduar se asnjëherë më parë. E BDI nga frika për t’u përballur në mejdan “fytafyt” me opozitën, nga frika e humbjes dhe një pjesë tjetër për të përfunduar në burg morën në gjirin e tyre parti të komuniteteve tjera. Matjet tregojnë se aq e madhe është hemorragjia që po përjeton BDI sa që nuk do ta shpëtojnë as romët e as turqit e aq më pak nxënësi i Thaçit – Zijadin Sela. /V3