Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani nuk po marrin pjesë në shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, dita që njihet si nisja e luftës frontale të UÇK-së dhe frocave serbe në këtë zonë.
Ata nuk u panë në mesin e të pranishmëve në këtë ceremoni të organizuar nga Komuna e Deçanit.
Nga kabinetet e Kurtit dhe Osmanit deri më tani nuk ishin të qasshëm në telefon për t’iu përgjigjur interesimit të Gazetës Express se pse nuk po marrin pjesë.
Të paqassshëm deri tash ishin edhe në Komunën e Deçanit, për të treguar nëse krerëve të shtetit u janë dërguar ftesa për të marrë pjesë.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, mungoi po ashtu në ceremoninë e shënimit të Epopesë së Dukagjinit.
Por ai dhe ministrat Ejup Maqedonci e Albulena Haxhiu ishin për homazhe në Gllogjan, së bashku me disa deputetë.
Në ceremoni, ndërkohë, po marrin pjesë Rifat Jashari, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, kryetari i BDI-së – partisë më të madhe të shqiptarëve në RMV, Ali Ahmeti, ish-ushtarë tjerë të UÇK-së, familje të dëshmorëve e pjesëtarë të FSK-së.