Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, nga hapja e shtabit të VLEN-it në Gostivar, dërgoi një mesazh bombastik për administratorët shtetërore, duke premtuar në Qeveria e re ku do bën pjesë edhe VLEN, nuk do të bëjë asnjë hakmarrje ndaj administratorët, por të kundërtën që ata që në ditët e para do marrin vendime.
“Ju premtoj se ndaj administratorët shtetërorë nuk do hakmeremi por ata që në ditën e parë do të marrin vendime dhe do të sistemohen në pozita të merituara”, tha Mexhiti.
Mexhiti gjithashtu shtoi se në kuadër të VLEN-it mendojmë të krijojmë një qendër për krijimin e administratorëve për t’i avancuar.
“Qeveria e re ku do bën pjesë edhe VLEN-i, ju premtoj gjithë ata që në ditët e para do marrin vendime dhe ne në kuadër të VLEN-it mendojmë të krijojmë një qendër për krijimin e administratorëve për t’i avancuar”, tha Mexhiti.