Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka ngritur Aktakuzë kundër një personi për vepër penale – Punë të pakujdesshme në shërbim nga neni 353-v paragrafi 1 i Kodit Penal. Siç bëri të ditur Prokuroria Themelore e Republikës së Maqedonisë së Veriut (PTHRMV), i akuzuari, si person zyrtar – kryetar i komunës Strugë, më 31.01.2022, me vetëdije i ka shkelur rregullat ligjore për veprim me vetëdije gjatë emërimit të ushtruesit të detyrës – drejtor i shkollës fillore komunale në fshatin Labunishtë. Gjatë kësaj, ka marrë vendim dhe për ushtrues të detyrës ka emëruar një person i cili nuk ishte në radhët e të punësuarve, siç është paraparë në nenin 118 nga Ligji i arsimit fillor, dhe nuk ka pasur përvojë adekuate të punës në punën edukativo-arsimore të paraparë në nenin 109 të Ligjit. Kështu i akuzuari ka mundësuar që personi të emërohet në funksion dhe t’i paguhet pagë si u.d. drejtor 19 muaj, me çka shkollës i ishte shkaktuar dëm në vlerë të përgjithshme të pagave dhe kontributeve të paguara pa bazë.
Ngritet aktakuzë kundër Ramiz Merkos
102
postimi i mëparshëm