Një Azerbajxhan secilën herë e më i fortë, i mbështetur prej Turqisë, e ka ndryshuar balancin e pushtetit vjetëve të fundit në Kaukazin Jugor.
Bakuja e ka marrë vitin e kaluar kontrollin e plotë mbi Nagorno-Karabak, rajonin e shkëputur për tri dekada, i cili ka qenë nën kontrollin e armenëve etnikë.
Ndërkohë, një Armeni e dobësuar është distancuar prej aleates tradicionale, Rusisë, dhe i është afruar Perëndimit.
Ndryshimet gjeopolitike në rajon i kanë rritur shqetësimet brenda Iranit, i cili gjendet në kufi me Armeninë dhe Azerbajxhanin.
Teherani frikësohet që mund të humbë ndikimin në rajonin që është dominuar për kohë të gjatë prej Moskës, aleates së tij.
Republika Islamike e kundërshton ashpër korridorin e propozuar Zangezur, i cili do të mund të lidhte Azerbajxhanin me enklavën Nakçivan përmes territorit armen, dhe të hapte një rrugë tregtare me rivalen e Teheranit, Turqinë, e përtej saj.
Ai ka thënë se Irani ia ka bërë të qartë Armenisë se “nuk do t’i tolerojë ndryshimet gjeopolitike në Kaukazin Jugor, që nënkupton jo vetëm ndryshimet kufitare, por edhe ndryshimet në balancin e fuqisë në rajon”.
Me gjithë dallimet e tyre, interesat iraniane dhe ato perëndimore shkrihen në një kur është fjala për sovranitetin e Armenisë.
Siç ka thënë edhe Mamedov, kundërshtimet e Iranit për prezencën perëndimore “mund të mos jenë aq të ashpra sa shpërfaqen në retorikën publike”.
Megjithatë, është e paqartë nëse këto zhvillime do të rezultojnë me ndonjë bashkëpunim.
“Qasja e politikës së jashtme iraniane thellësisht kundër Perëndimit, dhe dëshira e Teheranit që të mos e shqetësojë Moskën në Kaukazin Jugor, e bën një bashkëpunim të tillë thuajse të pamundshëm”, ka thënë Azizi.