Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, është pyetur nga gazetarët rreth deklaratës së ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili ka theksuar të martën se “Serbia është më afër NATO-s se Kosova”.
Por, ai ka theksuar se dëshiron të kundërshtojë të gjithë ata që bëjnë krahasime, derisa ka shtuar se politika e SHBA-së është e qartë se dëshiron që secili shtet të jetë në gjendje të marrë vendime vetë për aleancat e organizatat në të cilat do të anëtarësohet.
“Dua të kundërshtojë ata që duan të bëjnë krahasime. Ka angazhime të mëdha për të avancuar sigurinë e Kosovës”, tha Hovenier para gazetarëve.
“Ne do të bëjmë çdo gjë që ta përkrahim këtë. SHBA-ja ka investuar shumë energji dhe është angazhuar shumë për të përkrahur Kosovën e FSK-në në tranzicionin e saj. Duam të shohim këtë të ndryshojë. Duam të shohim që të avancojë e ardhmja e Kosovës në NATO”, shtoi ai.
“Kosova është shumë mirë me NATO-n sa i përket vlerave e institucioneve. Ka probleme e çështje që duhet zgjidhur”, ka potencuar Hovenier.