95
Gjatë muajit shpirtëror, faljes dhe agjërimit do të duhej të përmbaheshit nga shprehitë e këqija të cilat ndikojnë në shëndetin psikofizik
- Mos hani tepër kur vjen koha e iftarit. Më mirë është të pini një gotë ujë të ngrohtë me gllënjka të vogla gjysmë ore para racionit të parë. Uji do të përshpejtojë pastrimin e organizmit.
- Mos u zgjoni të hidhëruar, sepse do të jeni në humor të keq gjatë gjithë ditës. Përpiquni që të gjeni qetësinë e brendshme dhe në atë frymë të kaloni jo vetëm periudhën e Ramazanit, por gjithë vitin.
- Mos shkoni të flini gjumë menjëherë pas iftarit. Metabolizmi juaj do të jetë i ngadalësuar, andaj mund të ndodhë që shpejt dhe lehtë të shtoni peshë.
- Çajin e parë pini së paku dy orë pas iftarit. Nëse e pini menjëherë pas racionit të parë, shpejt do të jeni sërish të uritur.
- Ëmbëlsirat hani vetëm tri orë pas racionit të parë. Kështu do të pengoni ngritjet e vrullshme të sheqerit në gjak.
- Shmangni shkuarjen në xhami “në 5 minuta në 12”, sepse do të jeni më pak i kujdesshëm në timon për shkak të ngutjes. Më së miri është të niseni për në xhaminë më të afërt 30 minuta para fillimit të lutjes, transmeton Telegrafi.
- Mos hani shumë ushqime me proteina, sepse do të rrezikoni procesin e zakonshëm të tretjes dhe do të nxisni kapsllëkun.
- Mos shikoni gjithë kohës program televiziv. Zgjidhni një apo dy stacione televizive, programet e të cilave do t’i ndiqni, por vetëm kohë pas kohe. Ramazani nuk është muaji i shpenzimeve të mëdha – jini të matur në çdo gjë, pra edhe në shikim të programeve televizive.
- Shmangni blerjet në kohën e Ramazanit, sepse kërkesat rriten, ndërkaq tregtarët e shfrytëzojnë këtë – në dëm tuajin.
- Shmangni shkuarjen në gjumë shumë vonë. Më mirë shkoni në gjumë më herët, në mënyrë që organizmi të mund të pushojë dhe që të mos vuani nga dhembja e kokës dhe humori i keq.