Shkup, 21 mars – Dallimi në rejting ndërmjet kandidates së VMRO-DPMNE-së për kryetare të shtetit Gordana Siljanovska Davkova dhe kandidatit të LSDM-së Stevo Pendarovski është rritur për 1,45% për një muaj dhe nga 8,75% në shkurt, tani arrin në 10,20%, tregon anketa e realizuar nga IPIS në muajin mars në nivel shtetëror.
Në pyetjen “Për kë do të votoni në zgjedhjet e ardhshme presidenciale?” 24,6% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votojnë për profesoreshën Gordana Siljanoska Davkova, ndërsa 14,4% janë deklaruar për presidentin aktual Stevo Pendarovski. Pas tyre vijnë Bujar Osmani me 7.0% mbështetje, Taravari me 5.7%, Biljana Vankovska me 3.5%.
Krahasuar me muajin shkurt, ka rritje të numrit të votuesve potencial si për Siljanovskën ashtu edhe për Pendarovskin, por rritja është më e madhe për kandidatin e mbështetur nga VMRO-DPMNE.
Për Siljanovskën në shkurt votuan 20,2%, që do të thotë se për një muaj mbështetja e saj u rrit për 4,4%, ndërsa Pendarovski në shkurt kishte 11,5%, ndërsa në mars u rrit për 2,9%.