Sot Shtabi i kandidatit shqiptar për president i Bujar Osmanit emëroi për Zëdhëdhënës të Shtabit z. Xhenis Sulimani i cili do të mbajë komunikimin me mediat lidhur më të gjitha informacionet që duhet të dalin nga Shtabi.
Zëdhënësi Xhenis Sulimani me prejardhje nga Kumanova, ka diplomuar pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Fakultetin Juridik “Justiniani i I” në drejtimin e shkencave politike në Shkup, si dhe magjistroi në të njëjtin Fakultet lidhur me politikat e jashtme të SHBA-së kundrejt konflikteve në Ballkan.
Ai ka një përvojë të begatshme si gazetar në media të ndryshme si dhe nje periudhë të gjatë ka kontribuuar ne kabinetin e Ministrit të Punëve të Jashtme në Sektorin për marrëdhënie me publikun.
Kujtojmë që, Xhenis Sulimani, një kohë të gjatë ka qenë “opozitar” i flaktë dhe zë kritikues i pushtetit pjesë e së cilës BDI ka qenë në vazhdimësi. Por, kritikat e tij filluan të zbutet pasi u bë pjesë e kabinetit të Osmanit.
Ndryshe, nga ajo që shihet është kuptuar që Sulimani i ka përqejfi fluturimet me avion zyrtar dhe vizitat në vende të ndryshme të botës. Prandaj, edhe ka ndar mendjen zyrtarisht t’i bashkohet BDI-së.