Truproja e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, personi me iniciale I.B, pas mesnate ka patur përplasje fizike me një koleg polic I cili ka qenë duke kryer detyrat zyrtare.
Truproja menjëherë është privuar nga liria. Këtë e ka konfirmuar edhe MPB-ja. Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur në orën 40 minuta pas mesnate, në një lokal në rajonin e Komunës Qendër, ku menjëherë kanë intervenuar nga Njësia për Tregti të Jashtëligjshme pranë SPB -Shkup.
“Zyrtarët policor kanë privuar nga liria 43-vjeçarin I.B nga Shkupi, zyrtar policor që nuk ka qenë në detyrë, për shkak se fizikisht kishte sulmuar zyrtarin policor që ka kryer detyrën zyrtare. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të inicohet kallëzim adekuat”, thonë nga MPB.
Paraprakisht, për incidentin, përmes një statusi në Facebook kishte njoftuar edhe Zv/Ministri plotësues për Punë të Brendshme, Mitko Bojmacaliev.
Ai ka shkruar se histori maqedonase nuk mban mend një rast të këtillë ku një ish-funksionar policor të sulmojë dhe të ndalojë kolegun gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, duke kërkuar që në mënyrë profesionale të zbardhet rasti.
Për këtë incident, nuk kishte se si të mungojë reagimi nga tabori socialdemokrat.
“Sulmi ndaj policisë është sulm ndaj shtetit. Bëhet fjalë për Ivica Bisovskin e njëjtë I cili gjatë covid-pandemisë ishte bashkë me Mickoskin nëpër fitnese e më pas edhe në lokale në rrugën e “Boemëve” edhe pse ishte e ndaluar. Mjaftuan disa ditë pasi hynë në qeverinë teknike që VMRO ta tregojë fytyrën e vërtetë. Ky skandal hap shumë dilema për rolin e Mickoskit dhe të VMRO-së. Presim përgjigje nga Ministri Toshkovski dhe nga Mickoski”, thotë Darko Kaevski nga LSDM.
Përgjigja erdhe shumë shpejt, porn ga VMRO-DPMNE-ja. Sipas tyre, personi I implikuar në këtë incident do të hiqet nga sigurimi partiak, por, sic thonë, nuk është shefi i sigurimit I Mickoskit.
“Pas ngjarjes, i njëjti do të hiqet nga sigurimi dhe nuk do të ketë asnjë angazhim pune që lidhet me Kryetarin e partisë. Kërkojmë që organet, pa hezitime, t`i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe ashpër të dënohet dhuna, konform ligjit”, thonë nga VMRO-DPMNE.
MPB-ja përmes një komunikate thotë se për incidentin në fjalë është njoftuar edhe Prokurori Publik, me urdhërat e të cilit po ndërmerren masa dhe se pas përfundimit të procedurës do të inicohet procedura adekuate, kurse nga departamenti i kontrollit të brendshëm, poashtu do të merren masa adekuate disiplinore konform marrëveshjes kolektive në MPB./tvklan