Portali V3 nga burime të sigurta brenda partiake arriti të sigurojë informatë ekskluzive që, Ziadin Sela, mbrëmjen e ka kaluar në konakun e Ali Ahmetit në Zajas, aty ku u zyrtarizua koalicioni BDI – ASH.
Mes tjerash burimi pjesëmarrës në këtë takim ndan edhe detaje të bisedës që është realizuar. Sipas burimit çështja e koalicionit nuk ka qenë fare temë diskutimi sepse kjo çështje ka qenë e ditur dhe e vendosur që nga momenti kur ASH u bë pjesë e qeverisë. Pra, atë kohë kur ASH vendosi të jetë pjesë e pushtetit ka qenë marrëveshje e dakorduar e partive BDI – ASH që të garojnë bashkë në zgjedhje.
Gjithashtu, burimi tregon që është biseduar edhe për dështimin e Selës që ta mbajë nën kontroll Taravarin, madje thuhet që është qortuar nga Ahmeti sepse shkëputja e Taravarit ia ka prishur matematikat BDI-së.
Ndërkaq, tema kryesore e takimit ka qenë emrat që do të garojnë për zgjedhjet parlamentare, sipas burimit. Në vazhdim po paraqesim edhe listen e emrave për të cilat janë dakorduar Ahmeti dhe Sela në këtë mbrëmje në takim tek a tek të fshehtë dhe pa informim të opinionit publik.
Ziadin Selës do t’i takojnë 3 deri në 5 pozita fituese për deputetë, sipas burimit duke shkëput pjesë të bisedës që është realizuar sonte.
“Ziadin Sela do jetë bartës liste në njësinë zgjedhore 5, Ilire Dauti e treta në listën zgjedhore të njësisë 6, ndërsa Elmi Aziri i dyti në listën e zonës 2” tregon burimi për V3. Për këto emra dhe këtë radhitje janë në ujdi Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela dhe kjo gjë është e vendosur dhe vulosur por vetëm pritet që këto ditë të dalin publikisht.
Kujtojmë që, kjo nuk është hera e parë që Sela ia nderon konakun kreut të BDI-së, Ali Ahmetit, në Zajas, kundërshtarit të dikurshëm e tani më bashkëpunesit shpreadhënës për të. Mes tjerash thuhet që Sela e ka edhe vendin e tij të preferuar në odën e Ahmetit. /V3