69
Ardian Ismajli ishte i pafat në ndeshjen e fundit të Serie A të Empolit ndaj Milan pasi u detyrua ta braktiste fushën e lojës në fundin e pjesës së parë për shkak të një dëmtimi. Së fundmi, klubi i Empolit publikoi edhe raportin mjekësor sa i takon mbrojtësit të kombëtares.
Në raport bëhet e ditur se 27-vjeçari vuan një dëmtim muskulor në kofshën e këmbës së djathtë, teksa klubi në njoftimin zyrtar thekson gjithashtu se tashmë Ismajli ka nisur fazën e rikuperimit. Në raportin e Empolit nuk bëhet e ditur periudha që do të mungojë Ismajli teksa impenjimi i radhës për këtë skuadër është ndaj Bolognas.