67
Shkup, 12 mars – Ish ushtari u UÇK-së, Besim Hoda në ClickPlus në TV21 ka treguar se çfarë i ka ndodhur para se të vijë në emision.
Thotë se i është paraqitur një ish ushtar i UÇK-së dhe i ka kërkuar që ta ndihmojë, pasi nuk ka bukë për iftar për t’i ushqyer pesë fëmijët e vet.
“Para se të vij në emision, më ka telefonuar dhe më ka qarë hallin. Është nga zona juaj, nga Likova. Ka qarë hallin, më ka thënë se nuk ka bukë për fëmijët për iftar. I ka pesë fëmijë. Më tha nëse ka mundësi të na ndihmoni. Kjo është shumë e dhimbshme”, tha Besim Hoda teksa i reagon Arbër Ademit të BDI-së.