Juventus nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Atalanta-s në javën e 28-të të Serie A, një rezultat që ndikoi edhe në klasifikim, kjo pasi “Zonja e Vjetër” tani pozicionohet në vendin e tretë.
Në Torino, Juventus ia doli të përmbysë ndeshjen, por në fund nuk ia doli të merrte maksimumin, teksa pas takimit, Massimiliano Allegri theksoi se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje të mirë.
“Kemi bërë një ndeshje të mirë kundër një skuadre shumë të mirë si Atalanta. Padiskutim që mund të kishim bërë më mirë në dy golat e shënuar, të kishim menaxhuar më mirë pjesën e dytë, fraksion në të cilin ne ishim shumë agresivë. Tani asgjë nuk kthehet pas dhe na duhet të punojmë shumë, duhet patjetër të përmirësojmë fazën e mbrojtjes, sidomos kur jemi në avantazh. Ne luajmë ndeshje shumë të mira, por pranojmë gola shumë thjeshtë, kjo duhet të ndryshojë” – tha fillimisht trajneri.