Kongresi i deputetëve të Transnistrisë, entiteti i panjohur pro-rus në Moldavi, nuk kërkoi që të kalonte menjëherë nën ombrellën e Kremlinit, siç supozuan shumë përfaqësues vendas dhe disa vëzhgues ndërkombëtarë.
Asambleja – e mbledhur për herë të parë në 17 vjet – u kufizua në kërkimin e Moskës për “ndihmë” të papërcaktuar.
Por topi tani ka kaluar në fushën ruse, nga ku një burim i kujdesshëm anonim nga Ministria e Jashtme deklaron se “mbrojtja e bashkatdhetarëve transnistrianë mbetet një nga prioritetet”.
Ama duket shumë vonë për kthesën që kishin parashikuar ditët e fundit burime të ndryshme: që sot, duke mbajtur fjalimin e tij vjetor, Vladimir Putin do të shpallte aneksimin e enklavës moldave, duke hapur një front të dytë në luftën e tij për rindërtimin e perandorisë sovjetike.
Por tani ai mund të planifikojë një “operacion special” të ri.
Brenda dy javësh ai duhet të rikonfirmojë mandatin e tij të pestë presidencial dhe ai e di se elektorati është nostalgjik për perandorinë: një aneksim tjetër, edhe pse ndoshta vetëm në letër, mund të bëjë të harrohet ngecja e ushtrisë në Ukrainë dhe të tregohet se Moska nuk ka asnjë qëllim për të ndaluar.
Çka po frikëson Evropën javët e fundit, e cila po përgatitet të korrigjojë dobësitë e saj përballë një agresioni të ri të mundshëm rus që do të godiste së pari ish-subjektet e Moskës.