Është miratuar udhëzimi administrativ për kontrollin e rregullsisë teknike për automjetet në rrugë.
Kështu bëri të ditur ministri i Infrastrukturës, Librun Aliu.
“Pas një pune intenzive, miratuam Udhëzimin Administrativ për Kontrollin e Rregullsisë Teknike për Automjete në Rrugë”, shkroi Aliu në Facebook.
Ekipet mobile e angazhuara nga Mistria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do jenë vazhdimisht në terren kontrolle rutinore në komunikacion, për të eliminuar pjesëmarrjen e mjeteve motorike me defekte, përgjithësisht mjeteve motorike të cilët nuk i përmbushin kriteret e kontrolleve teknike në komunikacion.
“Përmes këtij udhëzimi tejet të rëndësishëm e të domosdoshëm, që është punuar duke marrë parasysh praktikat më të mira të rajonit dhe BE-së, do të kontribuojmë në përmirësimin e qarkullimit rrugor, shkarkimin e komunikacionit, sigurinë në trafik, por edhe në mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit”, thotë Aliu.